Pasojat e Covid-19, Bale largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë

Futboll

Pasojat e Covid-19, Bale largohet nga Real Madrid si lojtar i lirë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 09:51
Gareth Bale

Bale mund të largohet nga Real Madrid si një lojtar i lirë.

‘Los Blancos’ duhet të përgjysmojë përkushtimin në çështjen e pagave, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Kështu, sipas ‘Dailymail’, një nga pasojat e Covid-19 mund të jetë largimi i Gareth Bale nga Real Madrid, me parametra zero.

Reprezentuesi i Uellsit po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Madrid, dhe përderisa nuk e ka fshehur dëshirën për largim, të interesuarit për të paguar pagën e tij kanë qenë të paktë dhe shumë larg.

‘Los Blancos’ përballet me humbje të mëdha financiare këtë vit, pas ndërprerjes së sezonit. Ata mund të vendosin se lejimi i Bale dhe James Rodriguez të përfundojnë kontratat dhe të ikin falas.

Kjo do të ishte mënyra më efektive për të ulur faturën e pagave të yjeve në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat