Kampionati amerikan ndryshon sërish vendim!

Futboll

Kampionati amerikan ndryshon sërish vendim!

Më: 15 maj 2020 Në ora: 12:44
Kampionati amerikan ndryshon sërish vendim!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të kryesojnë listën e zezë të viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në botë, teksa kanë kaluar shifrën 84 mijë vdekje (më shumë se sa Lufta në Vietnam dhe sulmi i japonezëve në Pearl Harbour)…

Kjo ka bërë që të ketë debat të ashpër mes virologut të famshëm Anthony Fauci dhe presidentit Donald Trump, teksa ky i fundit është për hapjen e kufizimeve, ndërsa guvernatorët e shteteve janë ende mes dyshimeve dhe kaosit.

Kështu, e pëson edhe futbolli, pasi MLS, pas vetëm një jave kampionat, u detyrua të ndërpriste aktivitetin. Madje, ditën e djeshme ka komunikuar edhe se stërvitjet në grupe të vogla apo kolektive do të pezullohen deri në 1 qershor.

Do të jetë një zgjedhje fakultative, ajo e lojtarëve, për t’u kthyer në qendrat stërvitore. Pezullimi i stërvitjeve daton që me 12 mars për shkak të pandemisë botërore të zyrtarizuar nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat