Premier League gati të rindezë motorët

Futboll

Premier League gati të rindezë motorët

Më: 15 maj 2020 Në ora: 16:26
Premier League gati të rindezë motorët

Premier Liga po bëhet gati që të rindezë motorët prej 12 qershorit për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura. Kalendari i javës së ardhshme nuk është përcaktuar ende sigurisht. Por të 10-ta ndeshjet pritet të transmetohen të gjitha në TV.

Duke qenë se stadiumet do të jenë të boshatisura, transmetuesit televizivë kanë vendosur që mikrofonat anash fushës t’i kthejnë mbrapsht për të mos amplifikuar atë që lojtarët dhe trajnerët do të thonë gjatë 90 minutave.

Ndeshjet e javës së parë pas rikthimit pritet të jenë të shtrira nga dita e premte deri në të hënën.

Transferta e Mançester Junajtidit me Totenhemin mund të jetë sfida e parë që do të luhet të premten në mbrëmje. Katër ndeshje do të luhen ditën e shtunë dhe katër të tjera të dielën, duke e lënë “Monday Night”-in e famshëm për të mbyllur javën e 30-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat