Ndizet gara për Pochettino-n

Futboll

Ndizet gara për Pochettino-n

Më: 15 maj 2020 Në ora: 16:42
Ndizet gara për Pochettino-n

Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është kontaktuar nga Marseille.

Sipas Tuttomercatoweb, gjigantët e Ligue 1 kanë dashur të kuptojnë nëse argjentinasi do të ishte i interesuar për një transferim në Francë sezonin e ardhshëm.

Marseille ka nisur një revolucion të vërtetë, me drejtorin sporitv Zubizarreta që është larguar të enjten. Edhe trajneri Andre Villas-Boas pritet të largohet, gjithashtu.

Për këtë arsye, klubi i Ligue 1 është vënë në kërkim të zëvendësuesve të mundshëm të portugezit, me Pochettino-n që është në krye të listës.

Pengesa më e madhe e Marseille për  të siguruar Pochettino-n, do të ishin kërkesat ekonomike të trajnerit argjentinas.

Gjithashtu, për ish-teknikun e Tottenham interesohet edhe Newcastle, që pritet të kalojë në pronësi të një fondi nga Arabia Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat