Rrëfimi i shqiptarit nga Kosova që pa tmerrin me sy në ndeshjen Dinamo Zagreb - Cërvena Zvezda

Futboll

Rrëfimi i shqiptarit nga Kosova që pa tmerrin me sy në ndeshjen Dinamo Zagreb - Cërvena Zvezda

Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:58
Rrëfimi i shqiptarit nga Kosova që pa tmerrin me sy në ndeshjen Dinamo Zagreb - Cërvena Zvezda

Ndeshjen që nuk u luajt mes Dinamo Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës nga Beogradi të datës 13 maj të vitit 1990 deri në fund të jetës nuk do ta harroj Lulzim Ostergllava nga Pozharani i Vitisë.

Në një bisedë për gazetarin Reshat Ibrahimi, ai pas 30 vitesh sjell detaje të padëgjuara deri tani nga derbi i njohur.
“Luli” me disa shokë kishin qenë të pranishëm më stadium.

“Në vitin 1990 unë së bashku me dy shokë pa dashje morëm rrugën e mërgimit. Në Kosovë ushtria dhe policia serbosllave dhe paramilitarët serb kishte filluar represionin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, edhe unë isha në shënjestër të policisë serbe, ngase isha pjesëmarrës aktiv në demonstrata. Me shokët e mi shkuam në Zagreb dhe atje u vendosëm në disa baraka, pa kushte jo të mira. Unë isha i apasionuar pas futbollit dhe kur në të gjithë Kroacinë u rritën ndenjat, pas ardhjes në pushtet të Franjo Tuxhmanit, (u zgjodh president i Kroacisë) në gjithë Zagrebin valonte flamuri i Dinamos.

Dhe, erdhi ai momenti i shumëpritur i derbit mes Dinamos e Zvezdës, dy ekipet pretendente për tu bërë kampion”, e nis rrëfimin Ostergllava.

Lulzimi kujton se si një shok e kishte paralajmëruar që mos të shkojnë në stadium, për shkak të rrezikut që sillte ndeshja, megjithatë ai i kishte blerë biletat.

“Ne i patëm blerë biletat në një kiosk në qendër të Zagrebit. Biletat ishin shumë shtrenjtë 50 dinarë, në atë kohë gati 50 marka. Mirëpo, pasi i blemë një vendas i imi erdhi në banesë dhe me tha: Luli nuk guxon të shkosh ta shikosh ndeshjen. Ishte Samet Bogujevci, dëshmori i cili ra heroikisht në Betejën e Gospiqit, por unë me shokë vendosëm të shkojmë në stadium e Maksimirit. Shkuam në stadium, por atje kishte masa shumë të rrepta sigurie. Policia kroate ishte shpërndarë për rreth stadiumit, ndërsa njësia speciale nga Bosnja ishte brenda në stadium.

Dhe, ende pa dal lojtarët në nxemje filluan sharjet dhe ofendimet e tifozëve të Zvezdës, duke thyer ulëset e stadiumit dhe duke djegur foton e Tuxhmanit dhe partisë së tij HDZ. Njësia speciale në vend që të evitoj konfliktin ajo u dha zemër tifozëve të Zvezdës, duke sulmuar me mjete të hekurta. Ishte tmerr, gaz lotsjellës, vrasje. Unë me sytë e mi e kam parë policin serb duke e vrarë me pistoletë e tifozin kroat.

Pastaj Bobani në stilin Kung Fu e shqelmoi policin, duke e përplasur në tokë. Në stadium pati dëme të mëdha, shumë të lënduar. Edhe për rreth stadiumit makina, tramvaja të thyera. Për mendimin tim ishte një skenar për prishjen e Jugosllavisë dhe ato skena ende i kam të freskëta në mendjen time”, përfundon rrëfimin Ostergllava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat