Arrihet marrëveshja, Martinez transferohet tek Barcelona

Futboll

Arrihet marrëveshja, Martinez transferohet tek Barcelona

Më: 16 maj 2020 Në ora: 14:01
Lautaro Martinez

Interi dhe Barcelona duket se kanë gjetur marrëveshjen mes tyre në lidhje me të ardhmen e Lautaro Martinezit.

Zikaltrit dhe katalansit kanë arritur marrëveshje për kalimin e sulmuesit argjentinas në Camp Nou.

Kampionët e Spanjës duhet të paguajnë 111 milionë euro. Kjo është klauzola e lirimit të futbollistit argjentinas.

Sipas Marcas, katalanasit do të paguajnë 60 milionë euro kesh, ndërsa 50 të tjera do ti ofrojnë kartonin e një futbollisti.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ende nuk e ka ndarë mendjen se cilin lojtar do ta transferojë nga skuadra spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat