Prandelli lëshon apelin mbi futbollin italian!

Futboll

Prandelli lëshon apelin mbi futbollin italian!

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:03
Prandelli lëshon apelin mbi futbollin italian!

Cesare Prandelli nuk mendon për futbollin po për viktimat që janë shkaktuar nga Covid-19 dhe për këtë arsye, ish-trajneri i Italisë, ka kërkuar që topi të rinisë atëherë kur të ketë më pak kaos dhe më pak frikë.

Në një intervistë për “Corriere di Brescia”, ai u shpreh se pavarësisht se Gjermania ka nisur me futbollin, në Itali duhet të pritet.

“Nuk e kuptoj pse nuk mund të presim derisa situata të jetë më e qartë, pse të mos luajmë më mirë në korrik, sesa në qershor?

Është e vërtetë që futbolli i ndihmon njerëzit të harrojnë shumë gjëra gjatë 90 minutave, por nuk mendoj se njerëzit e apasionuar pas sportit duan domosdoshmërish të shohin ndeshje këto ditë.

Gjithashtu nuk mendoj se do të kisha frikë të luaja nëse do të isha në një skuadër tani, por e gjitha lidhet me atë që Italia po përballet. Ka vdekje çdo ditë dhe besoj se duhet më shumë kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat