A do të largohet Pogba?

Futboll

A do të largohet Pogba?

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:15
A do të largohet Pogba?

Mesfushori i Manchester United, Fredi shpreson që Paul Pogba të mbetet në Old Trafford edhe sezonin tjetër.

Pogba vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Djajtë e Kuq” gjatë kësaj verë.

“Pogba është një lojtar i shkëlqyeshëm”, tha Fredi për mediat britanike.

“Njerëzit që janë këtu çdo ditë me të i dinë vlerat e tij. Të gjithë ata që kanë shikuar Kupën e Botës dhe kanë shikuar futbollin e tij e dinë që ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Dhe me siguri ne duam që ai të qëndrojë”.

“Ai është një djalë që ka një cilësi të jashtëzakonshme, ai është një lojtar i fortë për Premier League. Ai e di se si të luajë në Premier League. Kështu  që dua që ai të qëndrojë sepse jam i sigurt se ai do të na ndihmojë shumë”, theksoi Fredi, raporton Scanner.

Pogba kërkohet nga Real Madridi si dhe ish-klubi i tij, Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat