UEFA: Champions dhe Europa League do të përfundojnë në gusht

Futboll

UEFA: Champions dhe Europa League do të përfundojnë në gusht

Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Ceferin nuk ka asnjë dyshim se në gusht, do të përfundojnë edhe Liga e Kampionëve edhe Europa League.

Uefa ka një plan për të përfunduar sezonin 2019-20 deri në fund të gushtit, përfshirë Champions Leaguen dhe Europa Leaguen, sipas presidentit, Aleksander Ceferin.

Shumica e sezoneve të ligave evropiane u pezulluan në mars për shkak të pandemisë Covid-19, por disa ligë kanë njoftuar për rifillim në javët e ardhshme, kurse Bundesliga tashmë ka rinisur.

“Ne kemi një ide, por duhet të presim që komiteti ekzekutiv i UUEFA-s të konfirmojë datat. Mund të them që sezoni Evropian do të përfundojë, nëse gjithçka është ashtu siç është tani, në gusht”, tha Ceferin për beIN Sports.

“Nëse gjërat vazhdojnë të jenë siç janë tani, jam i sigurt se do të përfundojmë sezonin evropian, përfshirë garat e UEFA-s”.

“Mendoj se shumica e ligave do të përfundojnë sezonin. Ata që nuk do të luajnë më, është vendimi i tyre. Por, ata duhen të luajnë në kualifikime nëse duan të marrin pjesë në garat e UEFA-s”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat