Hearts nuk pajtohet me rënien nga liga, ja hapat që do të ndërmarrë

Futboll

Hearts nuk pajtohet me rënien nga liga, ja hapat që do të ndërmarrë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 16:08
Donis Avdijaj

Hearts po shqyrtojnë veprime juridike pas vendimit “të padrejtë” për t’i larguar ata nga Premierliga skoceze.

Klubi i Edinburgh do të bjerë në Championship pasi SPFL vendosi të përfundojë në sezonin 2019/20 të hënën, me sezonin që u përcaktua në mesatare të pikëve për lojë.

Hearts ishin vetëm katër pikë larg mbijetesës, kur sezoni u pezullua në 13 mars, përcjell lajmi.net.

Kjo është hera e dytë në gjashtë vitet e fundit që ata bien nga kampionati elitar i Skocisë.

Një deklaratë nga Hearts, e lëshuar pas vendimit, sugjeron se ata do ta kundërshtojnë atë vendim.

Kujtojmë se te ky klub paraqitet edhe ylli nga Kosova Donis Avdijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat