Dy orë debat për ulje të pagave, s’ka marrëveshjeve mes klubit italian dhe lojtarëve

Futboll

Dy orë debat për ulje të pagave, s’ka marrëveshjeve mes klubit italian dhe lojtarëve

Më: 18 maj 2020 Në ora: 23:18
Lazio

Ditë tepër të ngjeshura për presidentin Claudio Lotito që përveçse po bën një betejë të madhe për rifillimin e kampionatit, i duhet të bindë skuadrën për reduktimin e pagave.

Ditën e sotme pati një takim me të gjithë skuadrën e tij, ku për 2 orë u debatua shumë në lidhje me zbritjen e pagave, por në fund asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Lotito kërkon zbatimin e heqjes së dy pagave nëse rifillon kampionati dhe katër pagave nëse mbyllet, mirëpo lojtarët nuk dëshirojnë të privohen nga rrogat e tyre.

Lojtarët madje kanë dalë tepër të tensionuar nga ky takim, raporton “SportMediaset”, i cili shton që një tjetër takim pritet të ndodhë mbi këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat