Trajneri “përçan” skuadrën

Futboll

Trajneri “përçan” skuadrën

Më: 19 maj 2020 Në ora: 14:40
Trajneri “përçan” skuadrën

Pak nga pak Barcelona po rikthehet në normalitet. Skuadra e Kike Setienit ka nisur paraditen e djeshme stërvitjen në grupe të vogla, ku duhet të jenë maksimumi 10 lojtarë. U panë për herë të parë disa ushtrime ndryshe, të cilat u mundësojnë lojtarëve agresivitetin, pasimet e shpejta, etj. Duhet thënë se ky ndryshim është pritur mjaft mirë nga trajneri Kike Setien, pasi skuadra zotëron topin më mirë dhe mundohet ta vërë menjëherë në zotërim pasi e humbet.

Kjo do të thotë se në Barcelonë po rikthehet normaliteti i përgatitjeve sepse puna në grup me topin është në ADN-në e këtij klubi. Prezent në këtë stërvitje ishte edhe Luis Suarez, i cili ka marrë miratimin e mjekëve për të punuar me pjesën tjetër të grupit. Ai ishte një lojtar më shumë dhe ky është një lajm fantastik për trajnerin Kike Setien. Uruguaiani u operua në muajin janar për shkak të një dëmtimi në meniskun e gjurit të djathtë. Klubi katalanas ka kapërcyer në këtë mënyrë në fazën 3 të futbollit. Më parë kishin punuar të veçuar duke bërë ushtrime fizike.

Trajneri e kishte ndarë skuadrën në dy grupe dhe u pa qartë një lloj diferencimi që ekziston në skuadër sepse peshat e rënda ishin duke u stërvitur bashkë, ndërsa lojtarët e tjerë ishin në grupin e dytë.

Në njërin grup ishin Pike, Buskets, Suarez, Mesi, Alba, Roberto, Vidal, Fati, Riki Puxh, Araujo. Në grupin tjetër: Semedo, Rakitiç, Artur, Lengle, Grizman, Breithuejt, De Jong, Xhunior Firpo, Kojado, Monçu. Portierët vazhduan të punonin në mënyrë individuale.

Pavarësisht faktit që stërvitjet nisën në grupe të vogla, Barcelona vazhdon të jetë në situatë alarmante dhe shumë e ndërgjegjshme për masat që duhen marrë dhe testet që do të bëhen në mënyrë të vazhdueshme për të kuptuar nëse lojtarët janë të prekur apo jo nga “COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat