Juve e refuzoi ofertën e majme

Futboll

Juve e refuzoi ofertën e majme

Më: 19 maj 2020 Në ora: 15:44
Juve e refuzoi ofertën e majme

“Bianconeri” nuk janë të interesuar ta shesin mbrojtësin holandez dhe e kanë refuzuar një ofertë të majme

Juventusi është i vendosur për ta mbajtur në ekip sa më gjatë të jetë e mundur Matthijs De Ligtin.

Qendërmbrojtësin holandez qe një kohë e kërkon Barcelona. Mirëpo, “Bianconeri” e kanë refuzuar së fundmi një ofertë të majme të gjigantit katalunas për futbollistin e ri.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se kampioni aktual spanjoll i ka ofruar 73 milionë euro për ish-futbollistin e Ajaxit.

Sidoqoftë, Juve ka dhënë përgjigje negative pasi e sheh përfaqësuesin holandez si të ardhme të ndritshme në mbrojtjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat