Finalja e madhe me katër klube në Stamboll

Futboll

Finalja e madhe me katër klube në Stamboll

Më: 19 maj 2020 Në ora: 16:38
Finalja e madhe me katër klube në Stamboll

Liga e Kampionëve pritet të kthehet nga 8 gushti në një format ‘express’ në mënyrë që të përfundojë garën sa më shpejtë pas pezullimit nga pandemia coronavirus.

Një grup pune i përbërë nga UEFA, Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) dhe ligat vendase evropiane po shqyrton një format me të vetëm një ndeshje nga faza çerekfinale, pasi të mbyllet edhe disa ndeshje kthyese të eliminimit direkt.

Gara pastaj do të mbyllet me një turne finale me katër ekip në Stamboll.

Formati ka mbështetjen e gjerë të shumicës së palëve, por do të duhet miratimi përfundimtar në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s më 17 qershor.

Liga e Kampionëve ka akoma ndeshjen kthyese (rezultati i ndeshjes së parë): Juventus-Lyon (0-1), Manchester City-Real Madrid (2-1), Bayern-Chelsea (0-3) dhe Barcelona -Napoli (1-1).

Atalanta, Leipzig, Atlético dhe PSG janë kualifikuar për në çerekfinale.

Lojtarët me gjasë do të bëjnë pushim në shtator dhe për këtë arsye UEFA duhet të shtyjë ndeshjet e Ligës së Kombeve për më vonë.

Ndërkohë, gazeta spanjolle Marca, thotë se tri nga 12 qytetet nikoqire të Kampionatit Evropian, mund të heqin dorë nga organizimi për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat