Lajm i keq për futbollin – gjashtë të infektuar me koronavirus në Premierligë

Futboll

Lajm i keq për futbollin – gjashtë të infektuar me koronavirus në Premierligë

Më: 19 maj 2020 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Premierliga angleze ka marrë një goditje te madhe, pasi ka konfirmuar se gjashtë persona kanë dalë pozitiv për koronavirus nga tri klube të Premierligës.

Në kampionatin elitar të futbollit në Angli, gjashtë persona nga tri klube kanë dalë pozitiv me Covid-19.

Gjithsej 748 testime janë kryer, në fazën e parë të testimit masiv në fundjavë.

Sidoqoftë, nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për lojtarë, staf të klubeve apo kombinim të të dyjave.

Identiteti i individëve të infektuar si dhe klubeve në fjalë nuk është bërë i ditur nga Premierliga për shkaqe të ruajtjes së të dhënave, derisa klubet pritet t’i nënshtrohen fazës së dytë të testit këtë javë.

Kujtojmë se në Premierligë ende nuk ka datë për rifillim të kampionatit, derisa lojtarët tashmë mund të stërviten në grupe të vogla, duke mbajtur distancën sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat