Klubi i Bares dhe Sadikut në kaos

Futboll

Klubi i Bares dhe Sadikut në kaos

Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:09
Klubi i Bares dhe Sadikut në kaos

Klubi i Bares dhe Sadikut në kaos.

Ishte çështje kohe, por askush nuk e priste që të ishte kaq e menjëhershme dhe e dhimbshme. Malaga, dikur klub që arrinte të befasonte në Champions League, sot e gjen veten në vështirësi financiare për shkak të një menaxhimi të gabuar të sheikut Abdallah ben Nasser al-Thani dhe sidomos për gjendjen e pandemisë botërore.

Kështu, ditën e djeshme ka zyrtarizuar procedurat e shkarkimeve dhe prishjes së kontratave të rreth 40 personave që punojnë në klub (sipas AS) por pa prekur futbollistët e ekipit të parë dhe stafin teknik.

Do të reduktohen sidomos prioritetet dhe hapësirat në klub, pra rolet e ndryshme, për të mos punuar më me një staf të zgjeruar. Kjo për të shmangur rrezikun e falimentimit, që do të ishte katastrofik.

Muajt e ardhshëm do të nisë kështu spastrimi. Kujtojmë që te Malaga në Segunda Division luajnë Kejdi Bare dhe Armando Sadiku, edhe pse ky i fundit vetëm në huazim nga Levante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat