Lazio në sulm për Kumbullën

Futboll

Lazio në sulm për Kumbullën

Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:23
Lazio në sulm për Kumbullën

Igli Tare duket i vendosur për të bindur Marash Kumbullën të transferohet në Romë, pasi një paraqitje të shkëlqyer në këtë pjesë të sezonit të zhvilluar deri tani.

Shumë klube kanë shfaqur interes për mbrojtësin, i cili pritet të jetë një nga shtyllat e kombëtares shqiptare në të ardhmen. Nga Napoli, Interi, madje edhe Chelsea janë interesuar për 20-vjeçarin, por Lazio duket se po tenton me të gjitha mënyrat për të bindur shqiptarin, nga një tjetër shqiptar, Igli Tare.

Por pengesa më e madhe tashmë duket se është skuadra e Veronës, i cili kërkon të përfitojë deri në 30 milionë euro për kartonin e lojtarit, i cili në fillim të sezonit ishte në fund të listës së lojtarëve më të paguar, shkruan Gazzetta dello Sport.

Përveç Kumbullës, Tare kërkon të transferojë në Romë edhe Faraonin, një tjetër lojtar të Veronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat