Bundesliga vendosë të nderojë viktimat e COVID-19 - Bota Sot
Bundesliga vendosë të nderojë viktimat e COVID-19

Futboll

Bundesliga vendosë të nderojë viktimat e COVID-19

Më: 20 maj 2020 Në ora: 23:00
Bundesliga

Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të përkujtojnë viktimat e pandemisë COVID-19.

Në dy xhirot e ardhshme, në dy nivelet më të larta të futbollit gjerman, do të mbahet nga një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve.

“Përhapja e koronavirusit tashmë ka marrë shumë jetë në gjithë botën. Futbolli profesional gjerman dëshiron të shprehë ngushëllimet e tij në dy xhirot e ardhshme”, ka deklaruar Christian Seifert, zëdhënës në DFL.

Skuadra gjithshtu do të mbajnë edhe nga një shirit të zi në krah.

Bundesliga dhe Bundesliga 2 janë rikthyer në veprim javën e kaluar, duke u bërë ligat e para që kanë vendosur të fillojnë sezonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat