Klopp: Asnjë lojtar i Liverpoolit s’detyrohet të stërvitë kundër vullnetit të vet

Futboll

Klopp: Asnjë lojtar i Liverpoolit s’detyrohet të stërvitë kundër vullnetit të vet

Më: 21 maj 2020 Në ora: 11:55
Klopp

Jurgen Klopp këmbëngul se siguria e lojtarëve të tij vjen në radhë të parë dhe askush në skuadrën e Liverpoolit nuk do të detyrohet të stërvitë apo të luajë kundër vullnetit të vet.

Të kuqtë u rikthyen në stërvitje të mërkurën, me Kloppin që përdori maskë në fytyrë derisa i udhëzoi lojtarët e vet të vraponin në grupe të vogla.

Klopp u ndie i lumtur që u kthye në punë në qendrën stërvitore në Mewood, gati dy muaj pasi futbolli u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.

Disa futbollistë të Premierligës e kanë shprehur shqetësimin me rikthimit në stërvitje për shkak të druajtjeve nga rreziku i infektimit me koronavirus.

Dhe Klopp thotë se lojtarët e tij nuk do të detyrohen të stërvitin me klubin nëse ndihen të rrezikuar.

“Lojtarët do të vendosin vetë, kjo gjë është shumë e qartë”, tha Klopp.

“Kam thënë para seancës stërvitore, ‘Ju jeni këtu me vullnetin tuaj të lirë. Zakonisht, kur ju nënshkruani kontratë dhe duhet të jeni këtu kur ne t’ju themi, por në rast se nuk ndiheni të sigurt, nuk keni pse të vini këtu”, shtoi ai.

“Nuk ka kufizime, nuk ka ndëshkime, asgjë. Është dëshira e tyre dhe ne e respektojmë 100 për qind”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat