Arrestohen 4 persona

Futboll

Arrestohen 4 persona

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:05
Arrestohen 4 persona në Egjipt

Arrestohen 4 persona në Egjipt.

Katër hajdutë egjiptianë, të maskuar me fytyrën e yllit të futbollit Mohamed Salah dhe të armatosur, dolën nëpër rrugët e Kairos për të grabitur dyqanet, por aventura e tyre nuk zgjati shumë, pasi u arrestuan nga autoritetet.

Lajmi u bë i ditur nga mediat egjiptiane, të cilat raportuan se të 4 hajdutët u arrestuan nga forcat e sigurisë në Nasr City, një lagje e kryeqytetit të Egjiptit, Cairo, pavarësisht tentativave për t’iu larguar rrethimit.

Mohamed Salah është shndërruar në një idhull për shumicën e egjiptianëve, që kur vendosi t’i bashkohet Liverpoolit në verën e 2017-ës, pasi pikërisht me “The reds” ka spikatur në fushën e lojës, duke u bërë protagonist i shumë sukseseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat