Dy Higuain në sulm, zbulohet ëndrra e ish-klubit të Rooney-t

Futboll

Dy Higuain në sulm, zbulohet ëndrra e ish-klubit të Rooney-t

Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:25
Gonzalo Higuai

Sulmuesi i Juventus po përgatitet të fillojë stërvitjen në Continassa pas ndalesës së detyruar për shkak të coronavirus-it, por zërat e merkatos që e japin larg bardhezinjve po shtohen.

E ardhmja e sulmuesit të Juventus-it mbetet një mister. Kontrata e Higuain me Zonjën e Vjetër skadon në vitin 2021 dhe, siç ka thënë edhe babai i tij, ai ka ndërmend ta respektojë.

Gjithsesi, Pipita ka dëshirë ta mbyllë karrierën afër familjes së tij. Hipoteza River Plate, në fakt, mbetet më e besueshmja pavarësisht përgënjeshtrimeve. Por një alternativë e vlefshme, sipas Washington Posto, do të ishte edhe një ofertë nga Major League Soccer.

Nga sa mësohet, DC United, ish-klubi i Rooney-it, kërkon të marrë një yll të ri në skuadër dhe duket se ka gjetur tek Higuain sulmuesin perfekt. Gonzalo do t’i bashkohej vëllait të tij, Federico.

Drejtuesit e klubit amerikan synon t’u besojë dy vëllezërve për t’i dhënë shkëlqim skuadrës dhe për të arritur rezultate të rëndësishm. Tani pritet përgjigja e Gonzalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat