Ja çfarë ruan me krenari dhelpra dinake, Dragan Xhajiçi kundër shqiptarëve të Kosovës!

Futboll

Ja çfarë ruan me krenari dhelpra dinake, Dragan Xhajiçi kundër shqiptarëve të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2020 Në ora: 17:52
Xhajiçi

Dragan Xhajiçi dihet se kush është dhe çfarë qëndrime ka!

Është president nderi i klubit të futbollit me të urryer në Ballkan, Cërvena Zvezda e Beogradit, klub që njihet me qëndrime kundër shqiptarëve! Klub që ushqehet me nacionalizëm! 
Për Xhajiçin e dimë që ka qenë futbollist dhe i Cërvena Zvezdës. 

Ka ende ndonjë shqiptar, që ka nostalgji për Xhajiçin, për ata ende që kanë nostalgji për këtë dhelprën dinake, ta shohin se çfarë mbanë ai në facebookun e tij!  

Image

Ja shkrimin që e ruan në facebook Xhajiqi

Në profilin e tij të facebookut ruan edhe diçka me krenari dhe një deklaratë idiote të Dragan Stojkoviqit – Piksit, kur thotë: ‘Stop NATO!’

Kjo deklaratë e Stojkoviqit ka qenë në vitin 1999 pikërisht me 29 mars, ditë e hënë, pesë ditë pasi NATO bombardoi caqet e pushtuesit serb. NATO bombardoi Serbinë agresore.  

Pushtuesi serb ka bërë masakra të mëdha në popullatën shqiptare të Kosovës, duke vra fëmijë, gra e pleq.

Në vend që Stojkoviq, atëkohë, të kërkonte që pushtuesi serb të ndal masakrat ndaj shqiptarëve dhe të tërhiqet nga Kosova, ai kërkonte të ndal NATO bombardimet!

Kjo deklaratë e Piksit ishte botuar në ballinë të gazetës sportive serbe “Sportski Zurnal”!

Dëgjojmë disa nga shqiptarët, që sot thonë se sportisti është sportist dhe mos të merremi me politizim të sportit!

Po Stojkoviqi, a ishte sportist dhe pse reagoi ndaj NATO-s dhe kundër shqiptarëve?

Sepse e dëshmoi hapur se e përkrah pushtuesin serb dhe ndryshe nuk shpjegohet. Stojkoviqi ishte në anën e pushtuesit serb, në anën e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

 E Xhajiçi, dihet se kush është dhe çfarë mendësie ka kundër shqiptarëve.  Edhe një dëshmi se kush janë sportistët serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat