Të gjithë negativ te Juve

Futboll

Të gjithë negativ te Juve

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Mesfushori francez, Blaise Matuidi, dhe kolegu i tij nga Gjermania, Sami Khedira, u kthyen në qendrën sportive të Juventusit, Continassa, ku lojtarët bardhezinj po vazhdojnë me seanca individuale në grupe të vogla, duke ruajtur distancën.

Klubi kampion i Italisë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se “dje, i gjithë grupi kreu testet diagnostikuese që dhanë rezultate negative”. Një fakt i rëndësishëm dhe shumë domethënës, pasi nga seancat e ardhshme Juventusi mund të punojë në stërvitje me grupe më të mëdha.

Skuadra kampione në fuqi e Italisë do të kompletohet këtë të premte kur brazilianët Danilo, Alex Sandro dhe Douglas Costa do të kthehen në selinë e Juventusit.

Të fundit që do të vihen nën urdhrat e Sarrit do të jenë Rabiot dhe Gonzalo Higuain, që gjithashtu e kanë kryer testin dhe kanë rezultuar të painfektuar me COVID-19.

Ata nuk do ta kryejnë të plotë karantinën pas hyrjes në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat