‘Raketa’ e Werder Bremenit

Futboll

‘Raketa’ e Werder Bremenit

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:34
‘Raketa’ e Werder Bremenit

‘Raketa’ e Werder Bremenit.

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, duket se do të ketë një lëvizje të bujshme në verë, kjo pasi është një nga lojtarët më të ndritshëm te Werderi në luftën e ashpër që kjo skuadër po e bën për mbijetesë në Bundesligë.

Duke e parë këtë situatë Liverpooli është duke e shikuar nga afër atë.

Sulmuesi i RB i Leipzigut, Timo Werner, kishte flirtuar me skuadrën e kuqe me muaj, por duket se tani vëmendjen e ka marrë Milot Rashica. Këtë e kishte zbuluar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili kishte thënë se Liverpooli e ka kontaktuar lojtarin.

Në Gjermani u raportua se Leipzigu kishte rënë dakord për një kalim të futbollistit të Kosovës, por drejtori sportiv i RB Leipzigut, Markus Krosche, ka mohuar që të kenë arritur një marrëveshje e tillë.

Gjithsesi, Rashica është e sigurt që do të ketë shumë kërkesë këtë verë, veçanërisht nëse Bremeni largohet nga Bundesliga, shkruan “Goal.com”.

Werder edicionin e kaluar kishte paraqitje fantastike, derisa Rashica ishte ndër më të mirët, me shtatë golat dhe katër asistime në 20 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat