Teuta kërkon vendin e dytë

Futboll

Teuta kërkon vendin e dytë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:41
Aleksi

Muajt e karantinës dhe pandemisë po shkojnë drejt epilogut, një situatë e përjetuar nga të gjithë dhe pa diskutim edhe nga futbollistët që kanë qenë të detyruar të reduktojnë në minimum përgatitjet.

Albano Aleksi është ndër ata që stërvitjen është munduar të mos e shkëpusë dhe tashmë që ka mundësinë të përgatitet me kapacitet të plotë me Teutën e tij, i ka bërë një rezyme periudhës së vështirë që për fat të mirë duket se i përket së shkuarës.

“Prisja me padurim që të fillonim kampionatin dhe tani mund të vazhdojmë aty ku e lamë. Shokët e ekipit i shikoja gjithmonë nga larg, por flisnim vazhdimisht dhe mezi prisnim të fillonim stërvitjen”, deklaroi mesfushori.

Prej disa ditësh seancat stërvitore i janë kthyer normalitetit ku gjithë grupi është përgatitur së bashku dhe kjo po ndikon jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht tek futbollistët

“Kemi kaluar gjithçka dhe i jemi rikthyer harmonisë si më parë. Jemi një grup i bashkuar dhe duam të arrijmë objektivin, që janë kupat e Europës”, tha Aleksi.

Trajneri Edi Martini dhe kapiteni Arapi e përcaktuan objektivin, Teuta kërkon vendin e dytë, kurse Albano Aleksi nuk ka dëshirë ta vendosë flamurin e objektivi, por fshihet tek shprehja rutinë “t’i marrim ndeshjet me radhë”.

“Edhe unë besoj në atë që tha trajneri, për arritjen e vendit të dytë, por e rëndësishme është që të marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim deri ku mund të shkojmë”, u shpreh Albano Aleksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat