Ndërron mendje

Futboll

Ndërron mendje

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:47
Ndërron mendje

Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo, raportohet se ka ndërruar mendje dhe tani është i gatshëm të negociojë me Juventusin, duke i hapur kështu rrugë një shkëmbimi të mundshëm me Miralem Pjanicin.

Mesfushori brazilian Arthur ka qenë i spekuluar për një transferim në Allianz Stadium, pasi që raportohej se Barcelona dëshiron ta shkëmbejë atë për Miralem Pjanicin e Juventusit.

Megjithatë, këto lajme ishin hedhur poshtë nga deklarata e Arthurit vetëm pak orë më vonë, i cili tha se nuk e ka as opsion largimin nga Camp Nou, pasi që synon të qëndrojë edhe më tutje në skuadrën katalonase.

Por, tani gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se mesfushori i Barcelonës ka ndryshuar mendje dhe është i gatshëm t’i dëgjojë bardhezinjtë.

Ky lajm raportohet t’i ketë gëzuar drejtuesit e Barcelonës, pasi që klubi dëshiron ta transferojë Pjanicin, por të dyja klubet preferojnë që marrëveshja të arrihet në formë shkëmbimi, shkaku i dëmeve financiar që u ka shkaktuar virusi Covid-19.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, raportohet se është i gatshëm ta sakrifikojë Pjanicin, mirëpo drejtuesit e gjigantit të Serisë A do ta lejojnë atë të shkojë në Barcelonë vetëm nëse e marrin Arthurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat