Barcelona nuk do të shes

Futboll

Barcelona nuk do të shes

Më: 22 maj 2020 Në ora: 16:03
Barcelona nuk do të shes

E ardhmja e Antoine Griezmann vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Antoine Griezmann vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, pas një sezoni jo shumë bindës me fanellën ‘Blaugrana’.

Emri i francezit është lakuar në fjali të njëjta me emrat e skuadrave si Newcastle United, PSG dhe Chelsea.

Megjithatë, ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona nuk do të shes kartonin e Antoine Griezmann.

Sipas mediumit spanjoll, shitja e Griezmann nuk është as e negociueshme. Kështu, Barca duket se do t’i jap mundësi atij për të treguar veten me një sezon tjetër.

Francezi kaloi te Barca për 120 milionë euro, megjithatë, paraqitjet e tij ishin të zbehta. Ai është i vendosur që të fitojë besimin e trajnerit dhe tifozëve, dhe ëndërron trofeun e Ligës së Kampionëve me katalanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat