Shtoi 12 kg në 15 muaj

Futboll

Shtoi 12 kg në 15 muaj

Më: 22 maj 2020 Në ora: 16:59
Shtoi 12 kg në 15 muaj

Erling Haaland vazhdon vazhdon të prodhojë lajme jo vetëm sa u përket golave të shënuar. Finalizimi që simbolizoi rinisjen e futbollit në Europë pas periudhës së karantinës, tregoi se norvegjezi mbetet një fenomen i futbollit (ra në sy te Salsburgu në Austri për të shkëlqyer edhe më fort në Bundesligë te Borussia Dortmund).

Ish-futbollistit i skuadrës së të rinjve të Moldes në Norvegji, i është dashur të menaxhojë me shumë kujdes fizikun e tij (1.94 metra i gjatë), për këtë arsye ka punuar me një trajner personal (Borre Steenslid) me ndihmën e të cilët ka zhvilluar edhe masën e duhur muskulore për një periudhë shumë të shkurtër.

Haaland kishte fizikun e një adoleshenti, por trupi i tij ishte i predispozuar për një shpërthim muskulor.

“Fiziku i tij përgjigjet kaq mirë në stërvitje duke shfrytëzuar edhe përparësitë gjenetike,” – deklaroi trajneri i tij personal. – “Ka shuar 12 kg masë muskulore në 15 muaj. E pabesueshme! Ishte e nevojshme, sepse ishte zgjatur 20 centimetra në një kohë relativisht të shkurtër dhe trupi i tij ishte çekuilibruar. Na u desh ta nisnim nga fillimi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat