Salihu: Sqarim për 'Rastin Ahmeti'

Futboll

Salihu: Sqarim për 'Rastin Ahmeti'

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:27
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka sqaruar diçka në lidhje me ish zyrtarin e saj, Arianit Ahmeti.

"Sqarim për “Rastin Ahmeti”! 

Ndaj z. Arianit Ahmeti organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti. Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë", reagon Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat