Baki Bulliqi - lojtar i Gjeneratës së Republikës 

Futboll

Baki Bulliqi - lojtar i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:52
Baki Bulliqi - lojtar i Gjeneratës së Republikës 

Kosova ka pasur një numër të madh të futbollistëve që treguan cilësi të larta në vitet e 90-ta. 

Në vitet më të vështira, në kohën e okupimit (1991-1999), sportistët dhe klubet shqiptare të Kosovës, u organizuan ashtu si munden dhe mbajtën gjallë sportin. 

Baki Bulliqi, i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë prej lojtarëve më të mirë të asaj kohe dhe ka kontribuar shumë me mijëra sportistë të tjerë.

Si çdo sportist tjetër edhe Bulliqi nuk u ndal asnjëherë, nuk u mërzit aspak për kërcënimet që vinin nga milicia e regjimit kriminal të Serbisë, por ka luajtur me sukses në garat e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat