Paralajmërimi i Emery: Jemi më të mirët, por…

Futboll

Paralajmërimi i Emery: Jemi më të mirët, por…

Më: 22 maj 2020 Në ora: 23:20
Unai Emery

Ish-trajneri i Arsenal-it dhe Sevilla-s, Unai Emery, ka thënë se trajnerët spanjollë duhet të ndihen krenarë për punën e tyre.

Emery beson se futbolli spanjoll është më i miri në botë.

Ai ka thënë për Pro Liga: “Ne kemi eksportuar shumë sukses. Kemi dy skuadrat më të mira në botë dhe kombëtarja jonë ka shkëlqyer në vitet e fundit…”.

“Kemi një metodologji të shkëlqyer dhe kjo duhet ruajtur. Kur punojmë jashtë duhet të përshtatemi me zakone të ndryshme. Duhet të jemi në gjdnje të japim kontributin tonë edhe nga atje”.

“Gjuha është thelbësore, marrëdhëniet mes trajnerëve dhe lojtarëve janë shumë të ngushta”.

Emery duhet të ketë mësuar nga eksperienca e tij, duke parë se problemet që ka patur tek Arsenal-i kanë ardhur kryesisht për shkak të vështirësive që ai ka patur me anglishten, sipas shtypit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat