Mbeten ende për t’u përcaktuar alternativat

Futboll

Mbeten ende për t’u përcaktuar alternativat

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:57
Mbeten ende për t’u përcaktuar alternativat

Bisedimet mes Barcelonës dhe Interit për kalimin e Lautaro Martinez në Camp Nou vazhdojnë pa u ndalur.

Mbeten ende për t’u përcaktuar alternativat që do t’u shtohen parave cash për të mbyllur me sukses këtë operacion  merkatoje edhe pse Interi për momentin nuk lëshon pe. Emrat e Vidal dhe Junior Firpo janë ata që për momentin kanë më shumë mundësi të kalojnë në radhët e skuadrës zikaltër.

Dëshira e sulmuesit argjentinas për të luajtur me Lionel Messin e bën të komplikuar qëndrimin e numrit 10 te Interi.

Antonio Conte gjithsesi e ka evidentuar zëvendësuesin e talentit argjentinas dhe në pamundësi për të firmosur me Dries Mertens i cili do të firmosë me Napolin, i përzgjedhuri është Edinson Cavani.

Por çelësi për të shkuar te sulmuesi uruguaian është Mauro Icardi. Paris Saint Germain dëshiron ta mbajë në skuadër por për shkak të krizës nga COVID-19, nuk ka ndërmend të paguajë 70 milionë eurot për të cilat kishte rënë dakort me zikaltrit një vit më parë.

Por një ulje e çmimit të kartonit të Icardit mund të favorizojë Interin për të marrë në San Siro Cavanin. Gjithsesi problem për të mbrritur te El Matador do të jetë paga e lartë që ai fiton te PSG, plot 12 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat