Dënohet me 82 mijë dollarë gjobë për kukullat seksi në stadium! - Bota Sot
Dënohet me 82 mijë dollarë gjobë për kukullat seksi në stadium!

Futboll

Dënohet me 82 mijë dollarë gjobë për kukullat seksi në stadium!

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:49
Dënohet me 82 mijë dollarë gjobë për kukullat seksi në stadium!

Një javë më parë në një ndeshje të K-League klubi i FC Seoul bëri një gafë të rëndë teksa në vend të manekinëve normalë vendosi në shkallët e stadiumit kukulla seksi që të dukej sikur futbollistët në fushë të ndjenin sadopak që stadiumi nuk ishte i boshatisur por me këtë vetëm sa u tërhoqën vëmendjen lojtarëve.

Gafa u kuptua më vonë dhe klubi koreano-jugor kërkoi menjëherë falje.

Sigurisht qëllimi i FC Seoul ishte krejt tjetër, por ajo që ndodhi nuk mund të kalonte pa një masë ndëshkuese. K-League ka vendosur ta gjobitë klubin koreoano-jugor me 100 milion won (monedha vendase), të barazvlefshme me 82 mijë dollarë.

Veç gjobës, për FC Seoul mund të ketë edhe një dënim tjetër, për shkak se për çdo reklamë në stadiumin e Kupës së Botës në Seoul duhet marrë leje paraprake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat