Drita: Një vendim i vonuar por i mirëseardhur 

Futboll

Drita: Një vendim i vonuar por i mirëseardhur 

Nga: K. G. Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:57
Drita: Një vendim i vonuar por i mirë se ardhur 

Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani kërkon rifillimin e kampionatit.

“Pas një pritje të gjatë dhe mes shume paqartësive më në fund është vendosur që t’i rikthehemi futbollit, një vendim i vonuar për shkak të kohës që klubet do të kenë në dispozicion për t’u përgatitur, por i mirë se ardhur”, thuhej në njoftimin e Dritës.

Drita lufton për titullin e kampionatit së bashku me Ballkanin, Prishtinën dhe Gjilanin.

Pas 22 jave Ballkani kryeson me 44 pikë, Drita ka 43, Gjilani 41 e Prishtina 41, pastaj Feronikeli 34, Llapi 34 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat