Zidane duhet të vendosë!

Futboll

Zidane duhet të vendosë!

Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:01
Zidane duhet të vendosë!

Mes Eden Hazard dhe Vinicius JR, Zinedine Zidane do përzgjedhë vetëm njërin. Deri me tani numri një i stolit të Realit të Madridit e ka parë se në momentin kur një prej dy futbollisteve është në fushë, tjetri duhet të qëndrojë në stol. Të dy bashkë kanë luajtur vetem 87 minuta në total dhe hera e fundit kur ndodhte një gjë e tillë ka qënë me 2 nentor të 2019-ës. Nisur nga kjo Zidane duhet të bëjë zgjedhjen e tij.

Eden Hazard është zëvendësuar 14-herë që kur ka nisur La Liga dhe lojtari që ka zënë vendin e tij në fushën e blertë është Vinicius. Një tregues i qartë nga ana e Zidane se me të dy në fushë është e pamundur.

Ndërkohë që braziliani ndihet i rrezikuar sepse Covid-19 e ka ndihmuar së tepërmi sulmuesin francez i cili tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe është drejt rikuperimit të plotë. Në të djathtë të sulmit Vinicius e ka të veshtirë të përshtatet dhe këtë gjë e ka kutpuar edhe Zidane. Ndërkohë që performanca e brazilianit nuk është e qëndrueshme edhe pse në disa ndeshje ai ka rezultuar shpëtimtari i Los Blancos.

Hazard nuk luan në të majtë të sulmit, ndersa krahu i djathtë është i tej ngopur, Bale, Asensio, Luca Vasquez, Rodrygo dhe Brahim janë atlernativa që presin të thërriten nga Zidane. Rikthimi francezit me shumë gjasa do t’i zvogëlojë hapësirat sulmuesit brazilian Vinicius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat