Beckhamit nuk i bën përshtypje

Futboll

Beckhamit nuk i bën përshtypje

Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:17
Beckhamit nuk i bën përshtypje

David Beckham është fotografuar dy herë brenda disa javëve, teksa parkon makinën në vende ku nuk duhet parkuar.

Ai dhe makina e tij janë fotografuar në parkim në një vijë të dyfishtë të verdhë ndërsa po kryente disa punë në Cotswolds, për herë të dytë në disa javë.

Vijat e dyfishta të verdha tregojnë një ndalim të pritjes në çdo kohë.

Disa zona kanë përjashtime të veçanta që ju lejojnë të parkoni në linja në momente të caktuara, por këto do të shfaqen qartë në sinjalizimet në rrugë.

Sipas ligjeve të Britani të Madhe, në qoftë se nuk keni një leje parkimi për aftësi të kufizuara, nuk mund të parkoni në vija të dyfishta të verdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat