Paçarada me Sandhausenin ndahen baras me Regensburgun

Futboll

Paçarada me Sandhausenin ndahen baras me Regensburgun

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:00
Paçarada me të bardha

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin e Sandhausenit, nuk arritën më shumë se një pikë në konak të tyre.

Sandhausen ndahet baras (0:0) me Regensburgun, në ndeshjen e javës së 27-të të Bundesliga II. 

Një ndeshje e nivelizuar, ndërsa sulmuesit qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër nuk u treguan të shkathtë për të shënuar. 

Mbrojtësi Paçarada bëri lojë të mirë por nuk ia dolën të shënojnë fitore, ku iu duhej më shumë se kurrë në luftë për ekzistencë.

Paçarada vlerësohet  me notë të lartë, 7.6.

Besar Halimi nuk u aktivizua asnjë minutë për Sandhausenin.
Sandhausen është në vend të 14-të me 30 pikë dhe Regensburg në të dhjetin me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat