Toure transferohet në këtë ekip

Futboll

Toure transferohet në këtë ekip

Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:42
Toure transferohet në këtë ekip

Ish mesfushori i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure do të vijojë aventurën e tij si futbollist profesionist në Brazil por jo te Botafogo siç ishte njoftuar më parë.

Mesfushori 37-vjeçar ka arritur praktikisht akordin për të veshur fanellën e Vasco Da Gama, me kushtin që Luiz Leven Siano të fitojë zjedhjet për president të klubit brazilian.

Ky i fundit duket favorit për të marrë drejtimin e klubit dhe përmes një video zyrtarizoi akordin me Yaya Toure i cili deklaroi se mezi pret të takojë tifozët e ekipit brazilian dhe të zbresë sa më shpejt në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat