Barcelona kërkon 42 milionë euro

Futboll

Barcelona kërkon 42 milionë euro

Më: 24 maj 2020 Në ora: 12:55
Barcelona kërkon 42 milionë euro

Barcelona është e gatshme të dëgjojë të gjitha ofertat për sulmuesin Ousmane Dembele.

Francezi dëshiron të mbetet në “Camp Nou” dhe të përfundojë kontratën deri në fund, por klubi katalunas e ka nxjerrë në shitje.

Barcelona dëshiron t’ia zvogëlojë pagesën lojtarit dhe të fitojë disa para, derisa PSG shihet si destinacioni i mundshëm.

Thuhet se Barcelona kërkon 42 milionë euro, ndërsa PSG është në sulm për sulmues të krahut.

Dembele iu bashkua gjigantit katalunas në vitin 2017, por shkaku i lëndimeve nuk arriti të gjejë formën më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat