Panik

Futboll

Panik

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:20
Panik

Borussia Dortmund vazhdon të fitojë dhe nuk njeh fjalën barazim ose humbje, edhe pse u mendua se pas pandemisë dhe rifillimit të futbollit forma mund të mos ishte e mirë. Me lehtësi u kalua si Schalke, ashtu edhe Wolfsburg, edhe pse dëmtimet tani po kthehen makth…

Mats Hummels u dëmtua në tendinin e Akilit dhe nuk zbriti më në fushë në pjesën e dytë.

Një shqetësim jo i vogël për liderin e mbrojtjes dhe për të cilin drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc, shprehet se “ka pasur probleme në tendinë dhe urojmë ta rikuperojmë për ndeshjen ndaj Bayern”.

Supersfida luhet ditën e martë dhe mund të vendosë shumë sa i përket garës për titull. Hummels ka edhe një të shkuar te Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat