Arrestimi me armë i gruas, nisi të qante kur…

Futboll

Arrestimi me armë i gruas, nisi të qante kur…

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:31
Arrestimi me armë i gruas, nisi të qante kur…

Bella Kolasinac, bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenalit, Sead, raportohet se është ndalur nga policia në aeroportin e Biggin Hill në Londër pasi me vete kishte armë. Ajo nuk e dinte se futja e një pistolete elektrike që e kishte sjellë nga Frankfurti ishte e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Bashkëshortja e futbollistit Sead Kolasniac u ndalua dje në aeroport pasi u kthye në Britani. 27 vjeçarja tha se e kishte sjellë armën për vetëmbrojtje pas sulmit me thikë që bashkëshorti i saj dhe kolegu i tij futbollist Mesut Ozil pësuan vitin që shkoi. Bella u arratis në Gjermani pas incidentit.

E reja mund të ishte burgosur për gjashtë muaj por u la e lirë me një paralajmërim. 27 vjecarja po kthehej me një avion privat nga Frankfurti.

Sipas mediave britanike, Bella nisi të qante kur iu thoshte oficerëve se armën e kishte për vetëmbrojtje dhe se kishte me vete lejen gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat