Të rikthehet te Milani

Futboll

Të rikthehet te Milani

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:13
Të rikthehet te Milani

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko dëshirot të rikthehet në Milan pas përfundimit të huazimit të tij te Monaco, shkruan “Tuttosport”.

25-vjeçari është duke kërkuar stabilitet në karrierën e tij, derisa ka realizuar 2 gola dhe 2 asistime në 23 paraqitje këtë edicion me Monacon.

Bakayoko ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2022, por nuk bën pjesë në planet e klubit londinez.

“Tuttosport” shkruan se ai dëshiron të rikthehet në Milan, ku kishte qenë i huazuar gjatë edicionit 2018/2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat