Zbulohen oraret e ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore

Futboll

Zbulohen oraret e ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:00
Zbulohen oraret e ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë Superiore

Pas mbledhjes mbledhjes së presidentëve të klubeve të Superiores me kreun e FSHF-së, Armand Duka, disa javë më parë, u vendos datë 3 qershor për rifillimin e kampionatit.

Pavarësisht se kanë kaluar afro 15 ditë nga përcaktimi i kësaj date, qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende “OK”-in për rifillimin e garës sportive, pas pandemisë së Koronavirusit që pezulloi për afro 3 muaj futbollin në mbarë botën.

Pavarësisht se konfirmimi nuk ka ardhur, FSHF ka publikuar axhendën e javës së 27-të të Kategorisë Superiore, teksa është planifikuar që 4 përballje të fillojnë në orën 17:30, ndërkohë që kryendeshja Partizani-Skënderbeu pritet të mbyllë siparin e kësaj javë, në orën 20:00.

Java 27, 3 qershor

Ora 17:30
Kukësi vs Luftëtari
Flamurtari vs Vllaznia
Bylis vs Tirana
Laçi vs Teuta
Ora 20:00
Partizani vs Skënderbeu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat