Edhe dy raste të reja me Covid-19 në futbollin anglez

Futboll

Edhe dy raste të reja me Covid-19 në futbollin anglez

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Angli.

Hull City, ekip që bën gara në kategorinë e dytë ka konfirmuar për media se dy individë në klub kanë testuar pozitiv në testin për Covid 19.

Në njoftim zyrtar, Hull bëri të ditur se të dy personat nuk kanë shfaqur simptoma dhe gjendja e tyre është e mirë, por që do të izolohen për një periudhë 7 ditore sipas rregullores së EFL-ës.

Klubet e Championshipit anglez pritet të dalin në stërvitje të hënën ndërkohë ende nuk janë publikuar rezultatet e të gjitha klubeve.

Championshipi është suspenduar nga 13 marsi ndërkohë ka shpresa për rinisjen e ndeshjeve në mes të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat