Ja kush e tradhton Messin

Futboll

Ja kush e tradhton Messin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:57
Ja kush e tradhton Messin

Ishim mësuar ta shihnim me fanellën e Barcelona-s dhe në veçanti me atë të kampionit të katalanasve Leo Messi. Tani, Suzy Cortez, më mirë e njohur si Miss Bum Bum, ka vendosur të tradhtojë Pleshtin me Inter Miami-n e David Beckham.

Modelja e njohur, që në të kaluarën ka bërë tatuazh fytyrën e Messi-t në trup, ka vendosur të bëhet tifoze e ish-Spice Boy. Ajo, në fakt, ka postuar disa fotografi provokuese në Instagram me fenallen me numrin 23.

“Të githë e dine se unë e adhuroj futbollin dhe në qytet ka ardhur skuadra më e mirë e MLS”, ka thënë Miss Bum Bum, që ka pranuar se pret me padurim të shkojë në Miami për të parë Miami Freedom Park.

Më pas, ajo ka bërë edhe një  parashikim për Inter-in e Beckham-it: “Jam e sigurt se do të jenë kampionët e sezonit 2020-21”. Dhe me një tifoze të tillë… mund të ndodhë me të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat