Serbi i pafytyrë, kur ishte largua nga Prishtina, kishte dhënë një arsyetim të çuditshëm e pa fije turpi   

Futboll

Serbi i pafytyrë, kur ishte largua nga Prishtina, kishte dhënë një arsyetim të çuditshëm e pa fije turpi   

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:01
Serbi i pafytyrë, kur ishte largua nga Prishtina, kishte dhënë një arsyetim të çuditshëm e pa fije turpi   

Kur u largua Josip Duvançiç, në vend të tij kishte ardhur shovenisti serb Milan Zhivadinoviq kryetrajner i Prishtinës në verën e vitit 1988. 

Prishtina kishte rënë nga elita e futbollit ish jugosllav, ndërsa Zhivadinoviq e udhëhiqte në ligën e dytë në vitin 1988 dhe pak edhe në stinorin pranveror 1989. 

Zhivadinoviqi, siç tregojnë,  më shumë kishte ardhur për para, se sa që e donte Prishtinën me shqiptarë dhe madje me të kishte pasur problem edhe legjenda e futbollit Ardian Kozniku, kur atëkohë luante në KF Prishtina.

Me 9 mars të vitit 1989 Zhivadinovqii largohet nga Prishtina, duke dhënë një arsyetim të çuditshëm e pa fije turpi, duke gënjyer. 

Sipas tij, po largohet se ka presion nga Beogradi, që po e udhëheq një klub kryesisht me shqiptarë! 

Por nuk kishte deklaruar që po largohet se ka dështuar në realizimin e synimeve, por demek që Beogradi nuk e po e lejon.  

Fundja, Zhivadiviqi, si futbollist ka qenë i Cërvena Zvezdës nga Beogradi, klubi më të urryer në Ballkan, dhe pas largimit nga Prishtina, sidomos në vitet e fundi, ka shprehur hapur qëndrimet kundër shqiptarëve.   Zhivadinoviqi njihet edhe për afërsi që ka me familjen e këngëtares serbe Cecës, ndryshe ishe gruaja e kriminelit Arkan. Millovan Gjoriqi (1986-1987) dhe MIlan Zhivadinoviqi, janë dy ish trajnerë të Prishtinës, që kishin mendësi shoveniste në vitet e 80-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat