Hapet përsëri çështja Neymar, PSG e dëshiron këtë lojtar në këmbim

Futboll

Hapet përsëri çështja Neymar, PSG e dëshiron këtë lojtar në këmbim

Më: 24 maj 2020 Në ora: 19:26
Neymar

Barcelona nuk dyshon aspak te aftësitë e jashtëzakonshme të Osman Dembele, por dëmtimet e shpeshta dhe karakteri fëminor i shfaqur deri tani e kanë vënë në dyshime të mëdha presidentin Bartomeu mbi të ardhmen e 23-vjeçarit në “Camp Nou”. Siç tregon katalanasja “Sport” Barcelona nuk ka bërë asnjë lëvizje mbi largimin e francezit, por mund të nisë së shpejti.

Kjo për shkak se PSG kohët e fundit ka treguar një interes mjaft konkret për kampionin e botës, me trajnerin Tuhel, që e njeh mjaft mirë dhe ka besim se mund të nxjerrë gjithë potencialin e Dembele. Sulmuesi gjatë këtyre ditëve është duke u rikuperuar nga një dëmtim i pasuar para se të ndërpritej sezoni dhe pritet të rikthehet të luajë normalisht në gusht.

Barcelona do e lëshonte Dembele vetëm në rast se PSG lejonte Neymar të kthehej në “Camp Nou” dhe duket se shenjat janë të mira. Braziliani nuk është i lumtur në Paris dhe thekson vazhdimisht se dëshiron të kthehet në skuadrën, që e bëri të madh. Operacioni është shumë i ndërlikuar, por në rast të një kalimi të Dembele në Francë, kthimi i Neymar do ishte thjesht një procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat