Dusseldorf e lëshon fitoren nga dora, ‘dorëzohet’ në tre minutat e fundit

Futboll

Dusseldorf e lëshon fitoren nga dora, ‘dorëzohet’ në tre minutat e fundit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 19:55
Ilustrim

Fortuna Dusseldorf nuk e ka mbajtur epërsinë prej dy golave në udhëtim te Koln, duke barazuar 2:2 në fund të takimit.

Ndeshja u zhbllokua në fund e pjesës së parë, kur Kenan Karaman (41′) realizoi për epërsinë fillestarve të mysafirëve.

Vendasit kishin mundësi të barazonin, por sulmuesi Uth (59′) dështoi nga pika e bardhë.

Këtë e shfrytëzuan mysafirët që realizuan edhe golin e dytë me anë të Erik Thommy (61′).

Koln realizoi krejt në fund golin e parë me anë të Modeste (88′), para se Cordoba (90+1′) me kokë të vendoste rezultatin përfundimtar 2:2.

Këtë sfidë mesfushori kosovar Valon Berisha mbeti në stol, për shkak të një dëmtimi të pësuar javën e kaluar.

Koln mbetet në pozitën e 11 me 34 pikë, kurse Dusseldorf me 24 pikë mban vendin e 16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat