Liverpool – Atletico, 41 tifozë që ishin prezent në ndeshje, humbën jetën nga koronavirusi

Futboll

Liverpool – Atletico, 41 tifozë që ishin prezent në ndeshje, humbën jetën nga koronavirusi

Më: 24 maj 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mes Atalantës dhe Valencias në “San Siro” të Milanos dhe mes Liverpoolit e Atleticos së Madridit në “Anfield Road” u cilësuan nga shumë njerëzi si ‘bombat’ që kontribuuan më së shumti në përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë të dhënat e Shërbimit Shëndetësor Britanik, të analizuara nga Edge Health dhe të publikuara nga “The Times”, konfirmojnë se sfida mes “The reds” dhe Los Colchoneros” pati pasoja fatale për 41 tifozë anglezë.

Nga të dhënat e publikuara, rezuton se vetëm duke u bazuar te anglezët e pranishëm në “Anfield Road” atë mbrëmje, kanë humbur jetët plot 41 persona, ndërsa në studim nuk janë përfshirë spanjollët e pranishëm.

Atë mbrëmje në “Anfield” ka pasur rreth 3000 spanjollë, ndërsa vendimi për t’u luajtur me tifozë u kritikua gjatë, pasi Spanja kishte 2200 raste të konfirmuara, ose rreth 500% më tepër se Anglia në të njëjtën kohë.

Gjithsesi në analizën e Edge Health theksohet se përvec këtyre 41 personave, shumë të tjerë mund të jenë infektuar nga të afërm që kanë qenë atë mbrëmje në stadium dhe më pas kanë ndërruar jetë.

Për kronikë, ndeshja në “Anfield Road” zgjati 120 minuta dhe në fund ishin të besuarit e Diego Pablo Simeones ata që festuan, pasi arritën të eliminojnë kampionët në fuqi të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat