Man Unitedit i kërkohet ta blejë Wernerin

Futboll

Man Unitedit i kërkohet ta blejë Wernerin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 21:32
Timo Werner

Hargreaves ka kërkuar nga Man United që të bëjë lëvizje sa më parë dhe ta marrë Wernerin.

Timo Werner mund të përshtatet te Manchester United, ku mund të luajë një rol më të rëndësishëm sesa në Liverpool, thotë Owen Hargreaves.

“Mendoj se kudo që do të shkojë, ai ka nevojë të luajë. Duke parë mënyrën se si luan United aktualisht, e shoh atë atje. Ata kanë nevojë për një numër nëntë”, tha Hargreaves.

“Chelsea gjithashtu mund t’i përshtatet, mendoj se edhe për Liverpoolin është perfekt, por nuk i garantohet vendi i titullarit”.

“Nëse është i lumtur që të ndërrohet me treshen (Mane, Salah, Firmino), atëherë po, do të përshtatej shumë mire me Jurgen Klopp”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat